Luuk De Jong i thotë lamtumirë Barcelonës
Sulmuesi holandez, Luuk De Jong është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona.
Sport
Luuk De Jong ka qenë i huazuar nga Sevilla te Barcelona sezonin e kaluar.
Por, ai tashmë ka njoftuar se ka mbaruar koha e tij te ekipi katalanas.
Këtë e ka bërë duke postuar në rrjetet e tij sociale.
“Culers, ka qenë një udhëtim i veçantë… Ju uroj më të mirat në të ardhmen!”, ishin fjalët e holandezit, përcjell lajmi.net.
Ai do të rikthehet te Sevilla, pasi ka edhe një vit kontratë me ekipin spanjoll.
Por, së fundmi ka qenë i lidhur me një transferim te PSV Eindhoven.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 31 vjeçarit./Lajmi.net/
Culers, ha estat un viatge especial… Us desitjo el millor en el futur! 💙
Culers, what a special time it was… I wish you all the best in the future! ❤️
Culers, ha sido un viaje especial… Os deseo lo mejor en el futuro! 💙 pic.twitter.com/pnxRSkKJOS
— Luuk de Jong (@LuukdeJong9) June 30, 2022