Lutfi Haziri: Takimet do të vazhdojnë, jemi në bisedime me Vetëvendosjen për arritjen e një marrëveshje
Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar pak para fillimit të seancës konstituive. Lutfi Haziri deklaroi se duhet shtyrë përpara agjendat për Kosovën, derisa theksoi se takimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë. “Takimet do të vazhdojnë në çdo kohë, nuk ka orar determinues 24 orë në 7 ditë do…
Lajme
Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar pak para fillimit të seancës konstituive.
Lutfi Haziri deklaroi se duhet shtyrë përpara agjendat për Kosovën, derisa theksoi se takimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë.
“Takimet do të vazhdojnë në çdo kohë, nuk ka orar determinues 24 orë në 7 ditë do të punohet për të arritur këtë qëllim. Krejt në fund është vullnet politik”,deklaroi Haziri.
Ai tha se sot Kuvendi i Kosovës do të konstituohet, ndërsa shtoi se LDK është në bisedime me VV-në për arritjen e një marrëveshjeje politike.
“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetorit të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor. Për këtë marrëveshje nuk ka”, tha ai.
Ndryshe kryetari i DLK-së, Lumir Abdixhiku është takuar dje sërish me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti./Lajmi.net/