Lutfi Haziri rrënon ‘Agim Ramadanin’!
Të enjten e kaluar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e rrethit të Gjilanit i kishte dërguar ekskavatorët për ta rrënuar objektin e shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”, e cila mban emrin e heroit kombëtar që nga viti 1999, por nuk është lejuar nga drejtuesit e saj dhe të cilët janë detyruar ta thërrasin Policinë e Kosovës në Gjilan.
Lajme
Derisa sot shënohet përvjetori i 18-të i vrasjes së heroit të kombit Agim Ramadani në Koshare, pikërisht në këtë ditë ekskavatorët e Komunës së Gjilanit mund ta rrënojnë objektin e shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”.
Të enjten e kaluar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e rrethit të Gjilanit i kishte dërguar ekskavatorët për ta rrënuar objektin e shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”, e cila mban emrin e heroit kombëtar që nga viti 1999, por nuk është lejuar nga drejtuesit e saj dhe të cilët janë detyruar ta thërrasin Policinë e Kosovës në Gjilan.
Pas intervenimit të këtyre të fundit kompania ndërtuese ka ndërprerë punimet, përderisa ekskavatorët e saj ende qëndrojnë pranë objektit të Shoqatës së Gjahtarëve në pritje të fillimit të punimeve.
Ibrahim Ramadani, sekretar i shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se të enjten e kaluar kompania që ka fituar tenderin për rregullimin e rrethit i ka ofruar ekskavatorët për ta rrënuar objektin e Shoqatës. Por pas intervenimit të Policisë së Kosovës i kanë ndërprerë punimet.