Lutfi Haziri për Vetëvendosjen: Edhe 48 ditë nuk iu dalin me e zgjedhë kryetarin e situatën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar para mediave pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës. Haziri me këtë rast u pyet se a mjaftojnë 48 orë për të arritur deri tek konstituimi i Kuvendit, ku tha e nuk mjaftojnë as 48 ditë. “48 ditë nuk iu dalin me zgjedhë se s’ka vullnet…

Lajme

23/04/2025 10:02

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar para mediave pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Haziri me këtë rast u pyet se a mjaftojnë 48 orë për të arritur deri tek konstituimi i Kuvendit, ku tha e nuk mjaftojnë as 48 ditë.

“48 ditë nuk iu dalin me zgjedhë se s’ka vullnet politik me konstitu organet që dalin nga 9 shkurti. Është problem politik dhe jo procedural”, deklaroi Haziri, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se sa i përket thirrjes së takimit nga kryesuesi i seancës nga Avni Dehari, në fakt kryesuesit i takon vetëm të udhëheq seancën.

“Avni Dehari e ka veç një rol me ushtru udhëheqjen e kuvendit dhe seancës si deputeti më plak dhe nëse e respektojmë për moshën e kontributin që e ka për këtë vend. Por veç procedurat duhet me i udhëheq”,shtoi ai.

Haziri poashtu tha se nuk lakon emra sa i përket propozimeve.

“S’lakoj emra sepse është e padinjitshme me i laku emrat e njerëzve. Kemi ardhë në një situatë që thuhet se s’mundem me u zgjedhë se s’më ka propozu dikush tjetër”./lajmi.net/