Lutfi Haziri nuk e përjashton mundësinë e përafrimit të LDK-së me Vjosa Osmanin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Vjosa Osmanit në LDK.

Lajme
“Asnjëherë s’e përjashtoj atë mundësi. Mundet mos me ndodh në këtë proces zgjedhor fatkeqësisht por asnjëherë nuk e përjashtoj atë mundësi sepse njerëzit e LDK-së kur e kanë humb besimin kanë luajt edhe në mënyrë demonstrative me demonstrua largimin por në momentin e parë që e kanë parë janë rikthyer në shtëpinë e vetë politike dhe janë munduar me rikuperua me kontribut të sinqertë përkundër dëmit që është shkaktuar”, tha Haziri në RTV Dukagjini.
“Ne kemi vitin 2007, PDK-ja të vetmin rast e pat kuptuar që e vetmja mënyrë me fitua LDK-në është me e përça LDK-në. Ne kemi lejuar me ndodh ajo. Gabim i yni është ajo”, shtoi ai.
“Edhe tash VV po e sheh si mundësi rezultatin zgjedhor me kapitalizuar në përçarje të LDK-së që në perceptim publik e ka arrit”, theksoi ai.
“Pse duhet me mercenarë politik me i fituar zgjedhjet? Unë nuk jam prej asaj shkolle politike dhe nuk besoj që ka qëndrueshmëri’, tha Haziri.