Lutfi Haziri: Ne s’po votojmë për emër, por për procedurë- edhe për zgjedhje duhet me u pajtu për shpërbërje, pra s’është zgjidhje

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media pak para nisjes së seancës për konstituimin e kuvendit. Ai tha se edhe për të shkuar në zgjedhje, duhet të shpërndahet kuvendi – e për këtë duhet pajtueshmëri. “Edhe në zgjedhje me shku duhet me u shpërnda ky kuvend e duhet me u pajtu…

Lajme

09/06/2025 11:14

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media pak para nisjes së seancës për konstituimin e kuvendit.

Ai tha se edhe për të shkuar në zgjedhje, duhet të shpërndahet kuvendi – e për këtë duhet pajtueshmëri.

“Edhe në zgjedhje me shku duhet me u shpërnda ky kuvend e duhet me u pajtu politikisht.Pse të mos pajtohemi për një çështje funksionale, e për t’u pajtu për një çështje për të shkuar në zgjedhje.

S’ka vullnet nga partia e parë për të shkuar në zgjedhje. Për procedurë fatkeqësisht një ditë po një ditë jo s’ka fund, por është bë si në varreza kjo është problem”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Haziri theksoi se partia e parë në këtë rast, Vetëvendosje duhet t’i thirr arsyes.

“Partia e parë duhet ti thirr arsyes e të ndërtojë mekanizmin e dialogut për të mbyllur këtë mendësi të takimit një ditë po një ditë jo, për procedurë. Për neve nuk është emri problem, është e drejtë e tyre për të votuar”.

Haziri po ashtu tha se për LDK-në problemi nuk qëndron të emri, por tek procedura tashmë.

“Ne po votojmë për procedurë apo jo-procedurë, nuk është emri tash. Po na ftojnë për një komision ad-hoc për të zgjeruar s’është emri.Ka emër që partitë e tjera e votojnë sot, por LDK-ja se ka emrin e përveshëm problem.”/Lajmi.net/