Lushtaku: Zgjedhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e Hamzës si kryeministër, besoj se partitë do t’u qëndrojnë premtimeve publike të tyre

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku është regjistruar sot si deputet i ri . Me këtë rast Lushtaku tha se qëndrimet e tij sa i përket votimit apo të qeverisë Kurti III janë njësoj si ato të PDK-së. “Qëndrimet e mija janë si të PDK-së, ne nuk do të marrim pjesë në…

Lajme

14/04/2025 11:01

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku është regjistruar sot si deputet i ri .

Me këtë rast Lushtaku tha se qëndrimet e tij sa i përket votimit apo të qeverisë Kurti III janë njësoj si ato të PDK-së.

“Qëndrimet e mija janë si të PDK-së, ne nuk do të marrim pjesë në votim të qeverisë derisa nuk kemi një zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën dhe sigurisht se zgjedhje e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë dhe me të besoj se do të krijohet qëndrueshmëria në vend”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Lushtaku tha se beson që edhe LDK, por edhe AAK-Nisma do t’i përmbahen premtimeve publike që kanë dhënë për mos-përkrahje të Kurtit dhe qeverisje së tij.

“Ne i besojmë thirrje edhe individuale e publike, por ka edhe takime të ndryshme me partitë e tjera politike që të ketë qëndrueshmëri në premtimet që kanë bërë s ai përket mos-zgjedhjes së Kurtit . Në këtë pjesë do të shihet nesër se si do të veprojnë. Nuk ka asnjë dakordim konkret, por besoj se mbetet në qëndrueshmërinë dhe premtimet publike që kanë bërë dhe besoj se kemi një procedurë dhe e para është t’i jepet mundësia partisë së parë”./Lajmi.net/