Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku sot menjëherë pas betimit për këtë pozitë, i është përgjigjur disa pyetjeve nga mediat.
Ai është pyetur edhe nëse pajtohet me rikthimin e Ramiz Lladrovcit në PDK, për çka ka thënë se nuk i ndryshon asnjëherë mendimet e tij, shkruan lajmi.net.
“Mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj, për mu Lladrovci nuk është PDK por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë”, tha Lushtaku. /Lajmi.net/