Lushtaku-Mihailit: Çfarë misioni ke në Kosovë, a të ka sjell shërbimi grek, serb apo rus?
Kryetari i Komunës së Skenderajt, i ka reaguar Dejona Mihailit të VV-së pasi ajo e fundit disa herë radhazi i ka përmendur emrin në debatin e saj me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. Ai derisa i referohet “Dejona e Aleksandrit nga Greqia”, i ka thënë se grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, i ka reaguar Dejona Mihailit të VV-së pasi ajo e fundit disa herë radhazi i ka përmendur emrin në debatin e saj me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.
Ai derisa i referohet “Dejona e Aleksandrit nga Greqia”, i ka thënë se grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japin përgjigje janë ata.
Lushtaku i ka bërë disa pyetje Mihailit.
“Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje? Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë? Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: