Lushtaku: Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti
Mergim Lushtaku nga PDK ka njoftuar se bashkë me Eman Rrahmanin dhe “Listën për Familjen” do të hyjnë në garën e 28 dhjetorit. Ai theksoi se ky koalicion përfaqëson jo vetëm një marrëveshje politike, por edhe një bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti, duke shtuar se lëvizja po rritet dhe nuk ndalet. Postimi i plotë: Me…
Lajme
Mergim Lushtaku nga PDK ka njoftuar se bashkë me Eman Rrahmanin dhe “Listën për Familjen” do të hyjnë në garën e 28 dhjetorit.
Ai theksoi se ky koalicion përfaqëson jo vetëm një marrëveshje politike, por edhe një bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti, duke shtuar se lëvizja po rritet dhe nuk ndalet.
Postimi i plotë:
Me Eman Rrahmanin dhe Listën për Familjen hyjmë bashkë në garën e 28 Dhjetorit. Dikur në Kuvend na bashkoi një kauzë e përbashkët, edhe pse ishim nga parti të ndryshme, mbrojtja e familjes.
Sot, ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike: është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti.
Çdo ditë na bashkohen njerëz me integritet moral e profesional.
Kjo lëvizje po rritet. Dhe nuk ndalet.