Lushtaku: Cili kurban duhet me u pre që mu arrit konstituimi, VV e ka si i de zhagitjen deri pas zgjedhjeve lokale

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës po kthehen sërish në sallën plenare sot, një ditë pas festës së Kurban Bajramit, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e re. Pak para fillimit të seancës së 28-të para mediave ka folur deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Lushtaku tha se vendimi për votim…

Lajme

07/06/2025 10:54

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës po kthehen sërish në sallën plenare sot, një ditë pas festës së Kurban Bajramit, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e re.

Pak para fillimit të seancës së 28-të para mediave ka folur deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Lushtaku tha se vendimi për votim të fshehtë e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe se nga ajo po presin një vendi,.

“Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregohet unitet. Po tregohet komfortësi nga mazhoranca dhe nuk ka reflektim që t’i ndryshojnë edhe veprimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Ne e kemi dërguar ne Gjykatë Kushtetuese formën e votimi ende nuk kemi përgjigje. rroga i ec deputeteve dhe Qeverise, lluksi i qeverisë po ec ma shumë se çdo gjë. Kur reflektojnë ata besojë që edhe ne reflektojmë. Vetëvendosje e ka si ide zhegitjen e procesit deri pas zgjedhjeve lokal dhe e shohim se si do të ecim tutje”, tha Lushtaku./Lajmi.net/