Lushaku – Sadriu tregon disa nga arsyet pse LDK i ka vendosur vija të kuqe VV-së

Deputetja e betuar, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur lidhur me krizën politike. Ajo tha se VV për LDK-në nuk është “alternativë që mund të jetë formulë për qeverisje”. Derisa bëri të ditura arsyet se pse i ka vendosur vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje. ”Jam shumë lumtur që jam pjesë e kuvendit,…

Lajme

04/05/2025 08:11

Deputetja e betuar, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur lidhur me krizën politike.

Ajo tha se VV për LDK-në nuk është “alternativë që mund të jetë formulë për qeverisje”.

Derisa bëri të ditura arsyet se pse i ka vendosur vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje.

”Jam shumë lumtur që jam pjesë e kuvendit, por mosarritja e konstituimit të Kuvendit është një ndjenjë e keqe, sepse Kosova po humbë, shpresoj që të zhbllokohet sa më shpejt”.

“Ne nuk mund të ushtrojmë një funksion jashtë atij që kemi, presim nga partia e parë që ta bëj këtë. VV ka mbajtur disa qëndrime problematike. Një qeverisje katër vjeçare që e ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe ka përdorur një diskurs tepër të dëmshëm për vet qytetarët. Dhe për këtë nuk jemi dakorduar, andaj i kemi vënë vijë të kuqe, tani për tani, në këtë legjislaturë”, ka thënë ajo në klankosova.

Lushaku – Sadriu, tha se ndihen komod në këtë pozicion dhe se nuk do të marrin pjesë në takim me Kurtin edhe nëse ftohen përsëri.

Takimin Memli Krasniqin, me të parin e PDK-së, Lushaku – Sadriu tha se e sheh si mashtrim të Kurtit.