Lushaku-Sadriu: Përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon partisë së parë – Kurti nuk dëshiron ta jep ekzekutivin dhe kompetencat e vet
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se sot mbahet seanca e 26-të me qëllim konstituimin e këtij Kuvendi. Ajo ka thënë se partia që e ka shumicën, në këtë rast LVV nuk po arrij ti siguroj shumicën në Kuvend dhe kjo tregon se partia më e…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se sot mbahet seanca e 26-të me qëllim konstituimin e këtij Kuvendi.
Ajo ka thënë se partia që e ka shumicën, në këtë rast LVV nuk po arrij ti siguroj shumicën në Kuvend dhe kjo tregon se partia më e madhe nuk po ka dëshirë ta dorëzoj as fuqinë ekzekutive ndërkohë që është duke ushtruar njëkohësisht të dy funksionet.
Ajo këtë e ka quajtur një pengmarrje ndaj institucioneve të Kosovës me një kosto tepër të lartë për qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosovën.
“Duhet mos me harru që në këtë moment që po flasim çmimet janë rritur, inflacioni është rritur, jeta dhe vështirësitë për çdo familje kosovare janë rritur, dhe ne e kemi një mungesë të shtetit për t’i dal në ndihmë qytetarit të Kosovës. Shumë reforma, shumë intervenime Qeveria do të mund t’i bënte dhe të ia lehtësonte qytetarëve. Pagat do të mund të rriteshin, shumë çka do të mund të bëhej në këtë kohë sa ne po flasim. Por, kur kemi një parti fituese që nuk arrin me siguru një shumicë të thjeshtë brenda Kuvendit, kjo flet shumë për gjendjen në të cilën jemi dhe ka një kosto shumë të lartë për qytetarët”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Ajo ka thënë se Kushtetuta e Kosovës i ndan përgjegjësitë në bazë të peshës së votave dhe në këtë rast partia e parë duhet ta gjej formulën që ti siguroj shumicën e votave,
“Ne jemi përfaqësues të një grupi të qytetarëve në bazë të një programi që i kemi prezantuar dhe kemi marrë besim që të vijmë dhe ato ide ti prezantojmë brenda Kuvendit t ëKosovës. Tani sikur LDK jemi me një program që ua kemi prezantuar qytetarëve dhe kemi marrë legjitimitet për atë pjesë dhe jemi shumë të qartë në qëndrimet tona. Normalisht për çdo dialogim, edhe atëherë kur kemi refuzuar kemi dhënë opsione tona. Kaq është fuqia jonë poliitke dhe ndikimi jonë brenda Kuvendit të Kosovës, komplt përgjegjësia i takon partisë së parë”, ka thënë ajo.
Në lidhje me inicimin që kanë bërë për deputetët e VV-së që po udhëheqin edhe në Qeveri, ajo ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës.
“Është një procedurë që kemi iniciuar dhe kemi dorëzuar të gjitha faktet. Nuk ka shtet demokratik në botë që një deputet që është pjesë e legjislativit të ushtroj edhe funksionin e ekzekutivit. Kjo është element bazik i funksionimit demokratik, nuk ka. Aq më tepër që kemi ligje që e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit në momentin kur bëhet betimi në Kuvend. Kurti nuk dëshiron ta jep ekzekutivin, ti dorëzoj kompetencat e veta. Ky është një problem shumë i madh kur udhëhiqesh nga një person që nuk dëshiron t’i nënshtrohet Ligjit as Kushtetutës”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/