Lushaku-Sadriu për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova po humb, po humbasim kohë dhe po humbasim efikasitet
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur e lumtur se është bërë pjesë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, pasi është hera e parë për të që është deputete. Në Info Magazine, ajo ka deklaruar se me moskonstituimin e parlamentit është duke humbur Kosova. “Jam shumë e lumtur që jam…

Lajme
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur e lumtur se është bërë pjesë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, pasi është hera e parë për të që është deputete.
Në Info Magazine, ajo ka deklaruar se me moskonstituimin e parlamentit është duke humbur Kosova.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Kuvendi të Kosovës, por zhvillimet edhe mosarritja e konstituimit të Kuvendit edhe si procedurë është një ndjenjë e keqe. Kosova po humb, po humbasim kohë dhe po humbasim efikasitet, që do të mund të ishte shumë produktiv edhe për vendin tonë, edhe mosushtrimi i mandatit është një pjesë që vështirëson në këtë proces, shpresoj të zhbllokohet sa më shpejtë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.