Lushaku-Sadriu: LDK s’ndryshon qëndrim, Vetëvendosje s’ka lënë vend për partneritet- tani le të marrin mësim

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pak para seancës konstituive. Ajo tha se LDK-ja vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë për situatën e krijuar në vend dhe se tashmë ka dhënë një sugjerim se si do të mund të dilet nga ky ngërç politik. “Kjo është shpërfaqje e një partie që ka dalë e…

Lajme

09/05/2025 09:54

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pak para seancës konstituive.

Ajo tha se LDK-ja vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë për situatën e krijuar në vend dhe se tashmë ka dhënë një sugjerim se si do të mund të dilet nga ky ngërç politik.

“Kjo është shpërfaqje e një partie që ka dalë e para në zgjedhje por s’po arrinë të fitojë shumicën. Është e pakuptueshme qysh një parti nuk po mundet me formu shumicën por kjo jep shpjegim se kjo parti gjatë 4 viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi dhe s’ka lënë vend për partneritet. Dhe kjo duhet të shërbejë për të gjithë partitë, e sidomos për VV-në. Diskursi i përdorur s’ka qenë adekuat për një parti politike dhe duhet të marrë mësim”, tha ajo, shkruan lajmi.net.

Deputetja tha se LDK-ja është për dialogu politik dhe se po do t’i përgjigjeshin pozitivisht edhe një ftese të mundur nga presidentja Vjosa Osmani.

“Ne jemi për dialogu politik dhe i përgjigjemi të gjitha ftesave institucionale për t’i ndihmuar zhbllokimit të situatës. LDK ka pasur propozim të qartë për qeveri të tranzicionit me një qeveri që do të kishte një mision të qartë e objektiva të qarta me njerëz unifikues e që do të qonin Kosovën deri tek zgjedhjet pas presidentit. Të gjitha partitë politike kanë mision në këtë moment të ndërmarrin iniciative që shërben për dialogun politik dhe këtë e bën çdo pushtet demokratik dhe ne jemi në ballë të përgjegjësisë”, theksoi ajo./Lajmi.net/