Lushaku-Sadriu: LDK-ja është e hapur të bëjë shumicën kur t’i vie radha opozitës

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur gjasat e krijimit të një qeverie nga opozita nëse partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, dështon në krijimin e institucioneve të reja të vendit. Ajo ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur të bëjë shumicën kur t’i vie radha opozitës. “E para ka një…

Lajme

16/04/2025 19:45

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur gjasat e krijimit të një qeverie nga opozita nëse partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, dështon në krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Ajo ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur të bëjë shumicën kur t’i vie radha opozitës.

“E para ka një rend kushtetues që jep afate kohore se kush tenton i pari, pastaj edhe të tjerët. Ju i keni parë kontaktet e disa prej liderëve opozitare kanë qenë publike, nuk ka opozitë por janë disa parti politike, dhe aty normalisht që kërkohet një harmonizim edhe programor edhe të kapaciteteve njerëzore. Ne jemi të hapur se kur të na vie radha të tentojmë të bëjmë shumicën dhe jemi shumë të hapur”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Klan.

Ndër tjera, ajo ka shtuar se opozita po e bënë maksimumin që kur t’u vie rendi i formimit të institucioneve, t’i krijojnë ato.

“Ne kemi bërë maksimumin t’i themelojmë institucionet dhe të kemi mundësi të japim kontributin tonë, nën presionin e kohën varet e se a japin dorëheqje ky kryeministër dhe këta ministra, a na lejojmë t’i konstituojmë institucionet”, tha Lushaku-Sadriu.