Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-në dhe Nagavcin për përformancën e dobët në testin e arritshmërisë
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas rezultateve të testit të arritshmërisë që, sipas saj, janë dështim eklatant i Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu deklaroi se ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional. “Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas rezultateve të testit të arritshmërisë që, sipas saj, janë dështim eklatant i Ministrisë së Arsimit.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu deklaroi se ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional.
“Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin është kthyer në zyrë propagande. Arsimi nuk bëhet me fjalë koti, por me përkushtim e rezultate. Bëhet me mbështetje për mësimdhënësit dhe me kushte më të mira për çdo fëmijë.
Na duhen fëmijë të ditur, jo me mendje të varfëruar” shkroi Lushaku-Sadriu.