Lushaku-Sadriu e quan “simbol të korrupsionit” VV-në: Qeveria Kurti i ka shkaktuar dëm epokal Kosovës

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu me anë të një prononcimi për media para fillimi të seancës për konstituimin e Kuvendit ka hedhur akuza të rënda drejt Qeverisë Kurti. Ajo e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje “simbol të korrupsiont”, shkruan lajmi.net “E para të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyret e Qeverisë, bartin përgjegjësi për të…

Lajme

11/07/2025 10:59

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu me anë të një prononcimi për media para fillimi të seancës për konstituimin e Kuvendit ka hedhur akuza të rënda drejt Qeverisë Kurti.

Ajo e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje “simbol të korrupsiont”, shkruan lajmi.net

“E para të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyret e Qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi, e për procedura të tjera, ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që janë në dëm të buxhetit të Kosovës.”, tha fillimisht ajo.

Tutje, ajo foli për hetimet që Prokuroria Speciale po i bën ëpr tenderët njëburimor.

“Ne e mirëpresim çfarëdo lloj hetimi për të sqaruar tenderat njëburimor, është e pakapshme qysh një parti politike ka ardh në pushtet me kauzën politike kundër Korrupsionit e tash po bëhet simbol i korrupsionit. Pikërisht ato procese që i ka kritikuar, është duke i aplikuar, edhe në kohë rekorde, krejt në dëm të buxhetit të Kosovës, në dëm të parasë publike. Vetëm shikojeni energjinë elektrike, vetëm shikojeni proceset që radhazi gjykata po ia hedh poshtë edhe vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, por kush është viktima? Viktima janë qytetarët, viktimë janë bizneset prodhuese, domethënë, prodhimet vendore të Kosovës. Për këtë besoj se nuk jemi krenar asnjë prej qytetarëve të Kosovës, as ne si parti opozitare sepse po dëmtohet vendi ynë, po dëmtohet imazhi i vendit tonë, edhe nuk e di se çka duhet me ndodh për t’u bërë e qartë se Qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal shtetit të Kosovës”, tha ajo./lajmi.net/