Lunin pritet të startojë ndaj Atletico Madrid

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin pritet të luajë nga fillimi në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Sport

07/05/2022 18:47

Ndeshja e xhiros 35 në La Liga ka vendosur përball dy skuadrat e Madridit, Realin dhe Atleticon.

Real Madridi tashmë është shpallur kampion i këtij sezoni në ligën spanjolle, për herë të 35 dhe ndeshjet e ardhshme nuk do kenë relevancë.

Siç njofton ‘AS’ Lunin do të jetë startues në derbin madrilen, përcjell lajmi.net.

Ukrainasi gjatë këtij sezoni ka pasur vetëm dy paraqitje me ‘Mbretërit’, ku ka treguar paraqitje mjaft të mira.

Ndeshja në mes Atletico Madrid – Real Madrid zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/