Lumir Abdixhiku zbulon se çka i tha Albin Kurtit sa ishte ministër i tij
Lumir Abdixhiku i LDK-së ka zbuluar pjesë nga koha kur shërbente si ministër në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Lajme
Në Pressing Abdixhiku ka treguar se kur flitej për prishje të koalicionit me VV’në i kishte thënë liderit të Vetëvendosjes se nuk do të gjente partner më të mirë se LDK-ja.
“Ne kemi pasur potencialin më të lartë si qeverisje, si grup qeverisës sepse kanë qenë dy parti të mëdha në vend me kapacitete të mëdha në të dy taborët me një gjuhë të përbashkët programore që është konsoliduar mirë në një program të mirë”, thotë Abdixhiku.
“Dhe nuk besoj, këtë ja kam thënë edhe kryeministrit të atëhershëm në kohën kur prishej koalicioni në disa takime Nuk besoj që do të kesh një situatë kur do të kesh më tepër potencial, pra ti mund të rrisësh votën, mund të bësh partneritete të tjera por në asnjë rrethanë s’do të kesh një potencial kaq të madh ndryshimi për vendin’, shtoi ai.
Abdixhiku ka treguar se ishte takuar disa herë me atëher kryeministrin Kurti për t’i treguar lidhur me dy letrat e shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha.