Lumir Abdixhiku shkon nesër në takimin e thirrur nga presidentja, konfirmohet nga LDK-ja
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për nesër në ora 12:00. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga deputeti Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë takim nga LDK-ja i pranishëm do të jetë lideri i partisë, Lumir Abdixhiku. E kësaj…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për nesër në ora 12:00.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga deputeti Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim nga LDK-ja i pranishëm do të jetë lideri i partisë, Lumir Abdixhiku.
E kësaj ftese po tanimë i ka thënë edhe PDK-ja.
Kjo u konfirmua për lajmi.net nga deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku.
Osmani i thirri për takim konsultativ liderët e partive politike, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi të fitonte votat të mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.
Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.
Lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma nuk deshën të bashkëpunonin me të, ndërsa ai vetë nuk e donte PDK-në në bashkëqeverisje./Lajmi.net/
PDK-ja i thotë po takimit të thirrur për nesër nga presidentja Osmani
Vjosa Osmani fton në takim liderët e partive politike, nesër në ora 12:00
E konfirmojnë nga AAK, Haradinaj merr pjesë në takimin e nesërm me Presidenten Osmani