Lumir Abdixhiku publikon video nga fushata e kaluar dhe fton mërgatën të bashkohet me LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video nga fushata e kaluar elektorale, e mbajtur në fillim të këtij viti. Me sy kah zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Abdixhiku ndau videon nga tubimi i LDK-së në sheshin kryesor të Prishtinës, me përkrahësit që brohorasin: “O Lumir, ti ku je –…

Lajme

21/11/2025 20:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video nga fushata e kaluar elektorale, e mbajtur në fillim të këtij viti.

Me sy kah zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Abdixhiku ndau videon nga tubimi i LDK-së në sheshin kryesor të Prishtinës, me përkrahësit që brohorasin: “O Lumir, ti ku je – krejt Kosovën këtu e ke”.

Me këtë rast, Abdixhiku ka ftuar mërgatën t’i bashkohet LDK-së.

“LDK gati! Kosova gati! Bashkohuni me ne. Kosovë, mërgatë, le të ecim bashkë”, shkroi Abdixhiku.