Lumir Abdixhiku përshëndet nominimin e Agim Veliut: LDK-ja bëhet më e fortë kur bëhet bashkë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas propozimit të Agim Veliu për kandidat për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt bashkimit brenda partisë. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për, siç ka thënë ai, unitetin, pjekurinë…
Lajme
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas propozimit të Agim Veliu për kandidat për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt bashkimit brenda partisë.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për, siç ka thënë ai, unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment politik.
Sipas tij, nominimi i Veliut përfaqëson dëgjimin e vullnetit të anëtarësisë dhe kontribuon në ndërtimin e bashkimit të madh brenda LDK-së.
“Nominimi nga dega i ish-kryetarit të saj, Agim Veliut, është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka theksuar se partia gjithmonë është forcuar kur ka qenë e bashkuar, duke shtuar se mbi çdo dallim apo pakënaqësi qëndron “shtëpia e përbashkët politike”, Lidhja Demokratike e Kosovës. /Lajmi.net/