Lumi B bëhet me veturë të re superluksoze

Reperi Lumi B është shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

19/01/2018 22:01

Ai është goxha aktiv në rrjete sociale përmes të cilave u tregon fansave vazhdimisht se ku mund ta gjejnë atë, shkruan lajmi.net.

Por, jo vetëm kaq, Lumi B përmes rrjeteve sociale tregon edhe shumëçka nga jeta e tij private.

Së fundi, ai ka postuar disa fotografi përmes të cilave ka prezantuar veturën e tij të re, që është e tipit “Range Rover”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga reperi është “Kele”, e cila është publikuar një muaj më parë dhe u prit mirë nga publiku. /Lajmi.net/