Lumezi zgjidhet Kryeprokuror i Shtetit
Aleksandër Lumezi është zgjedhur sot Kryeprokurori i Shtetit, duke qenë kështu pasardhës i Ismet Kabashit.

Lajme
Në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Lumezi morri katër vota, një më shumë se kundër-kandidati i tij, Shyqri Syla.
Emërimi i Lumezit në këtë pozitë do të bëhet pas dekretimit nga ana e Presidentes Atifete Jahjaga. Ndërsa, pas dekretimit, ai zyrtarisht do të merr detyrën e tij të re më 7 gusht të këtij viti.