Lumezi takon homologët nga Turqia dhe Kroacia

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, sot  ka zhvilluar takime të ndara me Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë z. Mehmet Akarca  dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë z. Dinko Cvitan.

Lajme

29/03/2017 16:20

Në takimin me Akarca dhe Cvitan , Kryeprokurori Lumezi ka biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mesë të Kosovës, Turqisë dhe Kroacisë.

Kryeprokurori Lumezi  me homologët e tij ka diskutuar  gjithashtu edhe për nxitjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit për të parandaluar dhe luftuar efektivisht krimin e organizuar ndërkombëtar./ Lajmi.net/

capture2