Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Rrugë drejt diktaturës, mbajtje e pushtetit me zor
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Speciale. Ai tha se ”Qeveria po kalon në diktaturë”. “Mënyra se si po vepron një Qeveri që de facto nuk ekziston pas vendimit të Gjykatës Supreme, është rrugë drejt diktaturës. Kjo është mbajtje e pushtetit me zor, refuzim i vendimeve…

Lajme
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Speciale.
Ai tha se ”Qeveria po kalon në diktaturë”.
“Mënyra se si po vepron një Qeveri që de facto nuk ekziston pas vendimit të Gjykatës Supreme, është rrugë drejt diktaturës. Kjo është mbajtje e pushtetit me zor, refuzim i vendimeve të gjykatave – kjo është diktaturë. Nuk e njeh gjykatën, thotë: ‘vetëm çka them unë vlen’. Kur arrin në këtë pikë, me emër e mbiemër, atëherë ke hyrë në diktaturë,” tha Peci.