Lulzim Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim. “Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim. Nuk…

Lajme

30/10/2025 17:46

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.

“Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim. Nuk mund të jap detaje në lidhje me çështjen për shkak të sekretit të hetimit. Për çfarë bëhet fjalë duhet të pyesni në prokurori. Do kemi një konferencë për shtyp së shpejti prisni dhe pak”, tha ai.