Lulishtja “Mani” në Gjilan – Biznes i udhëhequr nga një instruktore dhe familja e saj

Gazetarja e lajmi.net ka vizituar lulishten “Mani” e cila udhëhiqet nga një grua, së bashku me familjen e saj. Përveç kësaj ajo është edhe instruktore në një autoshkollë, shkruan lajmi.net. Me këtë biznes, pronarja tha që miren qe pesë vite, duke e rritur çdo herë nga pak. Ajo tha se inspirimin për këtë biznes e…

Lajme

06/04/2024 12:51

Gazetarja e lajmi.net ka vizituar lulishten “Mani” e cila udhëhiqet nga një grua, së bashku me familjen e saj.

Përveç kësaj ajo është edhe instruktore në një autoshkollë, shkruan lajmi.net.

Me këtë biznes, pronarja tha që miren qe pesë vite, duke e rritur çdo herë nga pak.

Ajo tha se inspirimin për këtë biznes e ka marrë nga dashuria për lulet, por edhe duke vizituar vende të bukura, e duke u mahnitur nga “hijeshia” e luleve të ndryshme.

“Është biznes familjar, ku punojmë krejt kapak”, tha ajo duke treguar se punojnë së bashku me familjen e saj.

“Çdo punë është e vështirë, por kur e bën me qef, gjithçka bëhet më e lehtë”, shtoi ajo kur u pyet se si e menaxhon kohën, duke marrë parasysh se punon edhe si instruktore, por duhet të kujdeset edhe për familjen e saj.

Pronarja tha se familjarët e saj e ndihmojnë edhe në punë, por edhe në shtëpi.

E se çfarë lloji lulesh kanë, ajo tha se ka nga më të ndryshmet, për ambiente të jashtme dhe të brendshme, si dhe lule artificiale, dhe buqeta të ndryshme.

“Tash është koha e tulipanëve”, tha ajo, ku së bashku me gazetaren përgaditi një buqetë me to.

Ajo më tutje tha se ka mjaftueshëm klientë, ku ka persona që çdo të tretën ditë vinë e marrin së paku një trëndafil, e këtë pronarja e cilësoi si shumë të mirë. /Lajmi.net/