“Lulëzon” bërllogu në kryeqytet – Kodra e Trimave mbushet ‘deri në fyt’ mbeturina

Një deponi gjigande bërllogu është krijuar në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet. Eshtra kafshësh, mbetje të ngurta, mbetje ushqimesh, blloka e shumëçka është hedhur këtu, shkruan lajmi.net. Përpos kësaj, ky vend është vërshuar me qenë endacakë të cilët po rrezikojnë banorët. “Sipas të gjitha gjasave këtu hidhet mbeturina me kamiona”, thotë gazetarja e lajmi.net,…

Lajme

27/01/2024 12:55

Një deponi gjigande bërllogu është krijuar në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.

Eshtra kafshësh, mbetje të ngurta, mbetje ushqimesh, blloka e shumëçka është hedhur këtu, shkruan lajmi.net.

Përpos kësaj, ky vend është vërshuar me qenë endacakë të cilët po rrezikojnë banorët.

“Sipas të gjitha gjasave këtu hidhet mbeturina me kamiona”, thotë gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti.

Hoti është përpjekur të kontaktojë edhe me nënkryetarin e komunës, Alban Zogaj por i njëjti nuk I është përgjigjur.