Luleshtrydhet ndihmojnë në shërimin e gastritit

Sëmundja e gastritit te një person mund të shkaktohet nga shumë faktorë, e sidomos nëpërmjet asaj se çfarë dërgojmë te barku i jonë.

Lifestyle

31/03/2014 13:16

Konsumimi i alkoolit, infeksione bakteriale, përdorimi i aspirinës apo ibuprofenit mund të shkaktojnë shumë lehtë sëmundjen e gastritit.

Sidoqoftë, zbuluesit europian kanë konfirmuar se dredhëzat (luleshtrydhet) kanë kapacitet për të luftuar këtë sëmundje mjaft të njohur.

Dredhëzat përpos se kanë antioksidant dhe numër të madh të komponimit fenolik, ato gjithashtu aktivizojnë antioksidantët mbrojtës dhe enzimet e trupit.

Përpos se luftojnë në sëmundjen e gastritit, dredhëzat janë të mira edhe për shëndetin e syve dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Dredhëzat duhet të jenë organike dhe lokale. Abolutisht pa pesticide.