Luleshtrydhet ilaç kundër anemisë

Të gjithë të sëmurët anemikë, duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur si: mish, peshk, perime, fruta, etj.

Lifestyle

17/08/2014 19:44

Të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në marrjen e hekurit.

Një ilaç natyral do të ishte dhe përdorimi në masë i luleshtrydhes. Ajo është një bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël, transmeton lajmi.net.

Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C , provitaminën A, dhe shumë minerale të tjera. Ajo ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.