Lule Gjeli në aksion, nis t’i fshijë postimet në Facebook

Profili në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për publikime të shumta me përmbajtje fyese, denigruese dhe politike, ka nisur të fshijë postimet e tij. Nga vëzhgimi i profilit rezulton se pjesa më e madhe e përmbajtjes së publikuar gjatë më shumë se një viti është…

Lajme

29/07/2026 10:50

Profili në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për publikime të shumta me përmbajtje fyese, denigruese dhe politike, ka nisur të fshijë postimet e tij.

Nga vëzhgimi i profilit rezulton se pjesa më e madhe e përmbajtjes së publikuar gjatë më shumë se një viti është larguar, ndërsa postimi i fundit i dukshëm tashmë daton më 22 shtator 2025, raporton lajmi.net

Ky zhvillim vjen në kohën kur rreth këtij profili janë shtuar pretendimet për hetime nga organet e drejtësisë. Ditët e fundit, disa media në Kosovë kanë raportuar se Prokuroria Speciale ka nisur trajtimin e rastit pas denoncimeve të personave që pretendojnë se janë shantazhuar, kërcënuar ose janë bërë objekt i fushatave denigruese nga ky profil.

Profili “Lule Gjeli” është bërë i njohur në rrjetet sociale për publikimin e vazhdueshëm të përmbajtjeve që kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa figura publike, gazetarë, politikanë dhe qytetarë kanë pretenduar se kanë qenë cak i sulmeve dhe fushatave të organizuara përmes këtij profili.

Përveç gazetarit Berat Buzhala dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Speciale, duke kërkuar hetimin e personit ose personave që qëndrojnë pas këtij profili.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse është duke zhvilluar hetime, duke deklaruar se nuk mund të pohojë e as të mohojë ekzistencën e një procedure konkrete./Lajmi.net/