“Lule Gjeli” i bën thirrje Ermal Sadikut të marrë drejtimin e LDK-së, deputeti i përgjigjet: Ti e përfaqëson të kundërtën time

Një profil me emër “Lule Gjeli” në Facebook, i cili po dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe shantazh, në postimin e tij të fundit ka shkruar për deputetin e zgjedhur të LDK-së, Ermal Sadiku, duke thënë se “LDK bëhet parti normale” kur Sadiku të vihet në krye të saj. Këtij postimi i ka reaguar menjëherë…

Lajme

25/07/2026 14:50

Një profil me emër “Lule Gjeli” në Facebook, i cili po dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe shantazh, në postimin e tij të fundit ka shkruar për deputetin e zgjedhur të LDK-së, Ermal Sadiku, duke thënë se “LDK bëhet parti normale” kur Sadiku të vihet në krye të saj.

Këtij postimi i ka reaguar menjëherë Sadiku, i cili iu drejtua me emrin Gent – personi që po raportohet në rrjete sociale se qëndron prapa këtij profili të rrejshëm – duke thënë se e përfaqëson të kundërtën e tij.

Këtë profil të rremë kanë nisur ta denoncojnë për nxitje të gjuhës së urrejtjes e shantazh figura publike.

Së fundmi, kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i kërkoi drejtoreshës së mediumit “Kallxo.com”, Jeta Xharra, që të dalë e sqarojë se kush fshihet prapa këtij profili meqë në këtë medium u publikua një opinion me emrin e “Lule Gjeli”.

Opinioni u publikua më 27.8.2020 dhe ende është publik.