“Luks për mbajtjen e shënimeve”- Presidenca hap tender 70 mijë euro për tableta

Presidenca e Kosovës ka shpallur tender 70 mijë euro për blerjen e 75 tabletëve “për mbajtjen e shënimeve”, me specifika që përputhen me iPad Pro 11-inch. Tenderi ende nuk është dhënë, por bazuar me çmimin e parashikuar, një tablet i bie të kushtojë rreth 930 euro. Insajderi sjell detaje. Zyra e Presidentit të Republikës së…

Lajme

04/11/2025 15:51

Presidenca e Kosovës ka shpallur tender 70 mijë euro për blerjen e 75 tabletëve “për mbajtjen e shënimeve”, me specifika që përputhen me iPad Pro 11-inch. Tenderi ende nuk është dhënë, por bazuar me çmimin e parashikuar, një tablet i bie të kushtojë rreth 930 euro. Insajderi sjell detaje.

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës me 20 tetor ka hapur tender për “furnizim me pajisje elektronike për mbajtjen e shënimeve”.

Me 23 tetor, pas tri ditëve është publikuar formulari standard për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi është 70 mijë euro.

Në dosjen teknike janë përshkruar specifikat e pajisjes tablet:

Kërkohet ekran me frekuencë 120Hz, rezolucion 2360×1640 pikselë, procesor me “Neural Engine”, laps magnetik, dhe një mbulesë mbrojtëse për tablet.

“Specifikacioni  Tipi i paisjes  Tablet  Madhesia  Minimum   11-inch  Tipi i Ekranit  Ekran IPS LED-backlit Multi-Touch, minimum 11-inch, me rezolucion 2360×1640 pixels, mbështetje për True Tone, P3 wide color dhe frekuencë deri 120Hz.  Hapesira  Minimum   256GB  Konektiviteti  Minimum   Wi-Fi 6, Bluetooth 5.3, USB-C with functions   Charging, DisplayPort dhe Data transfer  Kamera  Minimum   12MP Front with autofocus dhe 5x Digital Zoom;  Support for minimum   4k, 1080p & 720p video recording;  Minimum   12MP Rear;  Support for minimum   1080p & 720p video recording.  Sistemi operativ    Apple IOS ose Android.  Procesori  Mimimum   5-Core me performancë të lartë për pajisje mobile, i integruar në çip të dedikuar për grafikë dhe inteligjencë artificiale (Neural Engine).  Audio  Integrated Speakers and Dual Microphone.  Bateria  Integrated lithium‑polymer battery with up to 9-hours battery life.  Ngjyra  Silver  Garancioni  12 muaj”, thuhet në përshkrimin për këtë tablet, transmeton insajderi.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë, në total, i bie që të kushtojë rreth 930 euro për një tablet që do të përdoret, sipas përshkrimit zyrtar, “për mbajtjen e shënimeve”.