Luks apo çmenduri?
Ylli i basketbollit, Gilbert Arenas e dërgoi ‘humorin e tualetit’ në një tjetër nivel duke publikuar një fotografi në Instagram ku tregoi se në vend të letrës ai përdor bankënota prej 100 dollarësh. Fotografia ishte e shoqëruar nga teksti: “Paratë nuk i ndryshojnë njerëzit…mungesa e parave po..asnjëherë nuk e kam parë një person të pasur…

Sport
Ylli i basketbollit, Gilbert Arenas e dërgoi ‘humorin e tualetit’ në një tjetër nivel duke publikuar një fotografi në Instagram ku tregoi se në vend të letrës ai përdor bankënota prej 100 dollarësh.
Fotografia ishte e shoqëruar nga teksti: “Paratë nuk i ndryshojnë njerëzit…mungesa e parave po..asnjëherë nuk e kam parë një person të pasur duke vjedhur, derisa ju urreni jetën time, unë e pastroj prapanicën me këto këtu haha”.
‘Urrejtja’ për të cilën e kishte fjalën i referohet faktit se tre herë All-Star basketbollisti nuk zhvilloi asnjë ndeshje edicionin e kaluar por prapë përfitoi mbi 20 milionë dollarë.
Edhe pse nuk luajti, Arenas mbetet basketbollisti i tretë më i paguar në NBA në marrëveshje gjashtëvjeçare prej 111 milionë dollarësh, të nënshkruar me Washington Wizards më 2008. Ai kaloi në Orlando më 2020 dhe u lirua nga Magic më 2011 para transferimit në Shangai Sharks.
Ai pa dyshim se është i pasur por me siguri mund të gjejë një vend më të mirë për shfrytëzimin e pasurisë.