Lukaku vendos rekord personal

Romelu Lukaku ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Inter.

Sport

26/07/2020 09:33

Transferimi në Serie A ka qenë vendim i mirë për Romelu Lukaku, së paku bazuar në sezonin e tij të parë me Inter.

Ylli belg ka vendosur një rekord personal këtë edicion kur luajti nën urdhërat e Antonio Conte.

Lukaku ka shënuar 29 gola gjatë këtij sezoni (në të gjitha kompeticionet), shifër kjo rekorde për të, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Inter ka mundësi të përmirësojë këtë rekord pasi ka edhe dy ndeshje në dispozicion për t’i luajtur në Serie A, si dhe ka Ligën e Evropës përpara.

Mbetet të shihet me sa gola do ta mbyll Romelu Lukaku sezonin 2019/20. /Lajmi.net/