Lukaku përshkruan jetën në karantinë: Një ditë isha gati të çmendëm
Romelu Lukaku e ka shumë të vështirë përshtatjen me jetën në karantinë.
Sport
Ylli i skuadrës së Inter, Lukaku, ka treguar për vështirësitë që është duke kaluar në këto ditë, duke jetuar i izoluar.
Përhapja e virusit Covid-19 ka bërë që Lukaku si shumica e njerëzve, të jetoj i vet-izoluar, dhe kjo lloj jetese duket se po ia vështirëson gjërat atij.
Sulmuesi i Inter ka shkuar aq larg, saqë ka thënë se ishte afër që të çmendej një ditë.
“Isha gati të çmendesha një ditë. Nuk mund të dal jashtë shtëpisë, nuk mund të bëj shoping. Jam i mbyllur në shtëpi. Më mungon jeta e përditshme, të jem me nënën, djalin e vëllain” ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.
“Jam me fizioterapeutin tim, ata më sjellin ushqim çdo ditë. Në mbrëmje, darka arrin në kohë, unë ha peshk dhe perime” ka shtuar belgu.
Inter, si të gjitha skuadrat e Serie A, ka pezulluar edhe seancat stërvitore për të parandaluar përhapjen e virusit.
Italia është vendi më i goditur nga Covid, me numrin e vdekjeve që tashmë kalojnë edhe Kinën. /Lajmi.net/