Lukaku mposht De Bruyne, zgjedhet lojtari i vitit për Belgjikën

Romelu Lukaku është zgjedhur si lojtari i vitit për kombëtaren e Belgjikës.

Sport

14/01/2021 12:03

Në një konkurrencë të ngushtë me Kevin de Bruyne, megjithatë Lukaku ka dalë fitues në fund për t’u zgjedhur lojtari i vitit.

Lukaku ka arritur që të shënojë 5 gola në 5 paraqitjet e tij në vitin 2020 me Belgjikën, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, mesfushori de Bruyne ka realizuar 3 asistime dhe ka shënuar 1 gol.

Eden Hazard ishte emëruar si lojtari më i mirë në 3 vitet e fundit për Belgjikën./Lajmi.net/