Lukaku, magneti i Inter për belgët

Romelu Lukaku po afron belgët te skuadra e Inter.

Sport

16/05/2020 17:00

Ylli i Inter, Lukaku, po luan një rol të rëndësishëm në rekrutimin e lojtarëve si Dries Mertens, Jan Vertonghen e Thomas Meunier.

Lojtarët e lartpërmendur janë lojtarë të lirë, pa kontratë (në fund të këtij sezoni), kështu që Inter po synon të sigurojë shërbimet e tyre.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Lukaku po shfrytëzon mundësitë e tij për të ndihmuar skuadrën e tij që të afrojë bashkëkombësit e tij, transmeton lajmi.net.

Përveç këtyre lojtarëve, Inter thuhet se mund t’i jap një shans edhe Radja Nainggolan, i cili kaloi pak kohë si i huazuar te Cagliari.

Mbetet të shihet nëse Lukaku dhe Inter do t’ia arrijnë të bindin belgët për një kalim në ‘San Siro’. /Lajmi.net/