Lukaku: Kane është duke u përmirësuar falë Mourinhos

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është i bindur se ylli i Tottenhamit, Harry Kane është duke u përmirësuar nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Sport

30/12/2020 11:27

Lukaku ka kaluar dy sezone nën urdhrat e Mourinhos të Unitedi, derisa tani është duke shkëlqyer në Seria A me Interin, transmeton lajmi.net.

Belgu tha se Mourinho i ka ndihmuar shumë, ndërsa tani është duke i ndihmuar Kane.

“Mourinho me mësoi të punoi më shumë me skuadrën, të sulmojë dhe të gjejë vetën më mirë në fushë”.

“Shikoni çfarë është duke bërë me Harry Kane tani”, tha ai.

Lukaku në fund shtoi se është në listën e pesë sulmuesve më të mirë në botë./Lajmi.net/