Lukaku do të takohet në orët e ardhshme me përfaqësuesit e Interit

Romelu Lukaku do të takohet në orët e ardhshme me përfaqësuesit e Interit në lidhje me një transferim të mundshëm të tij tek “zikaltrit”.

Sport

18/06/2022 08:06

Krerët e ish-kampionëve italianë janë të sigurt se do t’ia dalin që ta bindin lojtarin për t’u kthyer në “Giuseppe Meazza”.

Mësohet se fillimisht do të tentohet për huazimin e belgut, e pastaj, në bazë të performancave të lojtarit, do të shqyrtohet edhe blerja e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romanos, Tom Boehly (president i Chelseas) është gati për të negociuar në lidhje me dhënien e lojtarit në formë huazimi.

Edhe vetë lojtari e dëshiron një rikthim tek Interi, qoftë edhe përkohësisht, pasi nuk është i kënaqur aspak me situatën në “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/