Luka Doncic dominues në fillim sezon – qëndron i vetëm në këtë statistikë të NBA

Luka Doncic duket se ka ngritur në një nivel tjetër lojën e tij.

Sport

11/11/2019 23:25

Anëtari i Dallas Mavericks po shkëlqen edhe më shumë këtë sezon, duke qenë një lider i vërtetë i skuadrës së tij.

Doncic po regjistron dhe po flirton me ‘Triple-double’ në secilën ndeshje ku ai aktivizohet në parket, shkruan lajmi.net.

Luka është lojtari i vetëm i cili është në top 10 në kategorinë e pikëve, kërcimeve dhe asistimeve këtë sezon.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë as LeBron James. Doncic shihet si lojtari që do të pasojë ‘lavdinë’ e ‘Mbretit James’. /Lajmi.net/