Luiz e Iniesta, nuk e merituan të jenë në ekipin e vitit

Qendërmbrojtësi David Luiz dhe mesfushori Andres Iniesta nuk e merituan të jenë në ekipin e vitit të shpallur nga FIFA.

Sport

13/01/2015 09:38

FIFA përveç Topit të Artë, të hënën mbrëma shpalli edhe fituesit në kategoritë e tjera, përfshirë emrat e futbollistëve që formojnë ekipin e vitit.

Dhe, në mesin e tyre zunë vend dy futbollistë që pak kush do të pajtohet se e meritojnë të jenë në të, qendërmbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, David Luiz, dhe mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta.

Luiz ishte anëtar i ekipit të Brazilit që u turpërua nga Gjermania në gjysmëfinale të Kampionatit botëror, që i mposhti me rezultat 7:1.

Kurse, këtë edicion paraqitet në PSG që zë vendin e katërt në Ligue 1.

Ndërsa, edhe Iniesta nuk është se ka kaluar një stinor pozitiv pasi me Barcelonën nuk ka fituar asnjë titull të rëndësishëm ndërsa me Spanjën u turpërua në Botëror duke u eliminua në fazën e grupeve.