Luis Enrique prezantohet të mërkurën
Barcelona do ta prezantojë trajnerin e ri, Luis Enrique të mërkurën. Gjiganti katalunas e angazhoi spanjollin në vend të Tata Martinos, i cili dha dorëheqje ditë më parë.

Sport
E mërkura do të jetë një ditë e veçantë për Luis Enriquen. Trajneri spanjoll do të prezantohet pasnesër në Camp Nou, kur edhe do ta marrë në dorë gjigantin katalunas, njofton e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’.
Ish futbollisti i njohur spanjoll nënshkroi kontratë dyvjeçare me Blaugrana, duke e zëvendësuar trajnerin e larguar, Tata Martino.
Enrique këtë sezon e udhëhoqi Celta Vigon, ndërsa në të kaluarën ishte trajner i Romës dhe i të rinjve të Barcelonës.
Me të, Barça pritet ta nis një epokë të re, duke i dhënë fund ciklit triumfues. Sipas mediave spanjolle, nga Camp Nou pritet të largohen deri në 14 futbollistë, ndërsa do të arrijnë së paku 8 të tjerë.