Luis Campos, favorit për postin e drejtorit sportiv të Chelseas

Luis Campos është favorit për postin e drejtorit sportiv te skuadra e Chelseas. Të paktën kështu raporton Evening Standard që Campos e cilësojnë si drejtorin e ardhshëm sportiv të “Bluve”, transmeton lajmi.net. Campos aktualisht është i angazhuar te Paris Saint Germain, mirëpo kjo nuk do ta pengojë atë të angazhohet dhe në poste të tjera…

Sport

14/09/2022 16:14

Luis Campos është favorit për postin e drejtorit sportiv te skuadra e Chelseas.

Të paktën kështu raporton Evening Standard që Campos e cilësojnë si drejtorin e ardhshëm sportiv të “Bluve”, transmeton lajmi.net.

Campos aktualisht është i angazhuar te Paris Saint Germain, mirëpo kjo nuk do ta pengojë atë të angazhohet dhe në poste të tjera jashtë skuadrës.

Todd Boelhy dëshiron që ta kryejë këtë operacion para fillimit të Kupës së Botës. /Lajmi.net/