Luftojeni gripin në këtë mënyrë

Me arritjen e dimrit, virusi i gripeve shpërndahet shpejtë. Mësojeni si ta luftoni gripin në mënyrë natyrale pa ilaçe mjekësore.

Lifestyle

05/11/2014 11:39

Gripi është pak i ndryshëm nga të ftohurit. Ftohjet zhvillohen ngadalë, ndërsa gripi tenton të vijë papritmas dhe shpejtë.

Shkaktuar nga një virus i cili ndikon në traktin e sipërm respirator, simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, bllokim ose lëngëzim në hundë dhe dhimbje të trupit, transmeton Lajmi.net.

Me përdorimin në rritje të mjekësisë moderne, shumica e njerëzve përdorin antibiotikë. Sidoçoftë, mjete të thjeshta shtëpiake mund të ndihmojnë në luftimin e gripit gjithashtu.

E kategorizuar si terapitë plotësuese dhe mjekësia alternative, për të trajtuar gripin mund të përdoren disa ilaçe tradicionale.

Këto përfshijnë kundërhelmet tradiocionale dhe shtojcat ushqimore bimore – si erëza bimore, kanellë, karafil, piper të zi, xhenxhefil etj.

Mjalti është gjithashtu një luftues i madh i gripit. Ka substanca anti-bakteriale, anti-oksidante dhe anti-inflamatore. Përfitimet e saj përfshijnë substancat anti-tumor dhe anti-virale, transmeton Lajmi.net.

Mjalta është përdorur në infeksionet e sipërme të frymëmarrjes, duke përfshirë sinusin kronik, rintitin dhe simptomat e tjera alergjike. Lirshëm mund të përdorni edhe erëza të tilla si arrëmyshk, piper të zi, xhenxhefil dhe karafil.

Mjalta së bashku me limonin mund të sigurojë lehtësim nga simptomat e gripit.

Përveç mjaltit është shumë ndihmuese edhe hudhra. Hudhra është e njohur për përdorimin e saj të madh për përfitime terapeutike. Ajo është e ngarkuar me rreth 100 komponime kimike aktive, duke përfshirë edhe disa antioksidantë të fuqishëm.

Përveç këtyre që i cekëm, ju mund ta luftoni gripin në mënyrë natyrale edhe me ujë të elbit, që besohet se ka një efekt shërues në trup.