Luftimet Izrael-Iran: Lëshohen sirenat, dëgjohen shumë eksplodime

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Teheran të shtunën në mbrëmje, ka raportuar CNN-i nga terreni. Shpërthimet u dëgjuan rreth orës 9:30 sipas kohës lokale në Iran. E këto shpërthime ndodhën menjëherë pas aktivizimit të sirenave alarmuese në zonën lindore dhe perëndimore të kryeqytetit.     Sipas raportimit, aktivitetet e luftimeve janë ashpërsuar dhe shpërthimet po…

Bota

21/06/2025 21:49

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Teheran të shtunën në mbrëmje, ka raportuar CNN-i nga terreni.

Shpërthimet u dëgjuan rreth orës 9:30 sipas kohës lokale në Iran. E këto shpërthime ndodhën menjëherë pas aktivizimit të sirenave alarmuese në zonën lindore dhe perëndimore të kryeqytetit.

 

 

Sipas raportimit, aktivitetet e luftimeve janë ashpërsuar dhe shpërthimet po dëgjohen në vazhdimësi.

Është dita e nëntë që Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme ajrore. Gjatë të shtunës, Izraeli ka njoftuar se goditur sërish zonat bërthamore të Iranit, ndërsa ka deklaruar po ashtu se i ka ndalur rreth 99 për qind të dronëve që Irani i ka nisur në drejtim të tij.