Luftëtaret kurde, problem shumë i madh për xhihadistët e ISIS-it
Kurdët, një komb disa milionësh, i shtrirë në Irak, Siri e Turqi, shpesh herë i ndarë në fraksione dhe me probleme mes vete, janë bërë bashkë. Armiku i tyre i përbashkët ISIS, ka ndikuar t’i lënë anash ndasitë. Në frontin kundër ISIS-it janë angazhuar edhe shumë luftëtare kurde.

Bota
Sulmet e avionëve të SHBA-së mbi ISIS-in, kanë ndikuar lehtësimin e rrethimit të pikës strategjike të Digës së Mosulit. Avionët nga ajri dhe luftëtarët kurd nga toka, kanë ndërprerë avancimin e shpejtë të xhihadistëve suni.
Përveç avionëve amerikanë, për luftëtarët e ISIS, në betejat me kurdët po u del edhe një problem tjetër i madh.
Xhihadistët islamik të ISIS, e kanë me shumë qejf nëse vriten në front, por jo nga plumbi i shkrepur prej ndonjë femre.
Në radhët e luftëtarëve kurd ka edhe shumë femra, dhe kjo po i tmerron luftëtarët e ISIS.
“Xhihadistët nuk e preferojnë luftën kundër femrave, sepse nëse ata vriten nga një femër, mendojnë se nuk do të shkojnë në parajsë”, ka thënë një luftëtare kurde. (lajmi.net)