Luftë në qendër të Korçës, plagoset me armë një person
Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se i plagosuri është Aleksandër Beshiri 25 vjeç dhe është qëlluar me plumb në këmbë.

Lajme
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut. Motivet e ngjarjes janë të paqarta, kurse policia ka mundur të arrestojë menjëherë edhe autorin e plagosjes.
Ai është shoqëruar në komisariat ku dhe do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Identiteti i tij nuk dihet ende.